Kaosi pas sfidës me Vllazninë, reagon dhe Elbasani: Hedhim kategorikisht poshtë akuzar për mosrespektim të procedurave
Santiago Gimenez është shumë pranë kalimit te Porto. Milani dhe klubi portugez gjatë natës të së shtunës arritën marrëveshjen për kalimin e sulmuesit meksikan te klubi i drejtuar nga italiani Francesco Farioli.
Marrëveshja mes dy klubeve është për një kalim të futbollistit me huazim me të drejtë blerje për 18 milionë euro që mund të shndërrohet në detyrim blerje në bazë të minutave të aktivizimit të lojtarit në fushën e lojës gjatë sezonit.
Në këtë mënyrë, 25 vjeçari përshëndet San Siron pas një sezoni e gjysmë në klub, u transferua te kuqezinjtë në janar të 2025 nga Feyenoord. Që këtë të dielë ai do të jetë në Portugali për vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën. Tani Milani mund të përqendrohet te largimet e tjera të programuara dhe të rakorduara me trajnerin Ruben Amorim dhe Gerry Cardinale.
Klubi kuqezi është duke kërkuar destinacion për Fofana(pëlqehet nga Galatasaray dhe Besiktas) dhe Fikayo Tomori pas largimeve të Ricci e Nkunku. Ndërkaq, skuadrës milaneze mund t’i bashkohet Omati Hutchinson nga Nottingham Forest.
Top Channel