Napoli u befasua në javën e dytë të Serie A teksa u mund në shtëpi nga Como me rezultatin 1-2 duke mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Trajneri Massimiliano Allegri pas përfundimit të ndeshjes, komentoi paraqitjen e futbollistëve të tij duke vënë në dukje në mënyrë të veçantë shpërqendrimin në fazën mbrojtëse të lojës, ku ai në momentin e shënimit të golit të dytë të Comos rezultoi fatale në fund të ndeshjes.

‘Duhet që patjetër të përmirësohemi në një gjë; kur mbrojmë duhet të jemi më të vëmendshëm-tha Allegri-kur në fundin e pjesës së parë lejon një goditje këndi apo një gjuajtje, duhet të shkosh në pushim me rezultatin 1-1. Në momente të caktuara e marrim shumë lehtë. Nga ana tjetër është fakti që kemi pasur disa shanse. Duhet të kuptojmë se kur mund të luajmë dhe kur jo. Teknikisht gabuam në disa pasime, gjëja kryesore është se u treguam të lehtë te pësimi i golave, sidomos tek i dyti. Nuk mund të lejosh dy aksione goli në 20 sekonda’

Allegri e vijoi më tej analizën e tij për këtë ndeshje të skuadrës së Napolit.

‘Lang zhvilloi një ndeshje të mirë. Neres nuk luante prej 8 muajsh-vijoi Allegri-është më e vështirë të rikuperosh në këto momente të sezonit, fiton ai që gabon më pak. Ndeshjet me Interin dhe Arsenalin nuk do të vendosin sezonin e Napolit. Nuk është ndeshja e sotme që tregon se jemi tepër të lehtë, do të punojmë. Gjendja e McTominay? Ka një problem kallosh, bën stërvitje të reduktuar, shpresojmë që ta kemi në gjendjen më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur’.

Top Channel