Tottenhami një turp, 300 milionë eurot e shpenzuara në merkato nuk “shkrepin”, skuadra e De Zerbit merr humbjen e dytë radhazi
Manchester City po avancon për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Cody Gakpo, në një nga lëvizjet më të bujshme të ditëve të fundit të merkatos.
Sipas raportimeve të fundit, City ka arritur një marrëveshje me kampin e lojtarit dhe po përgatit një ofertë rreth 100 milionë euro.
Megjithatë, për të finalizuar marrëveshjen nevojitet edhe miratimi i Liverpoolit. “The Reds” pritet të japin dritën jeshile vetëm pasi të sigurojnë një zëvendësues për sulmuesin holandez.
Interesi i Manchester Cityt për Gakpon është intensifikuar pas marrëveshjes së Liverpoolit për të transferuar Bradley Barcolan nga PSG për deri në 123 milionë paund. Gakpo luan kryesisht në krahun e majtë, pozicion ku Barcola pritet të ketë një rol të rëndësishëm.
Gakpo, i cili iu bashkua Liverpoolit nga PSV Eindhoven në janar 2023, ka kontratë me klubin deri në vitin 2030.
Për momentin, marrëveshja me Manchester Cityn nuk është përfunduar, por negociatat po avancojnë me shpejtësi në ditët e fundit të merkatos.
Top Channel