Arsenal, pesimist për Julian Alvarez, ‘Topçinjtë’ hedhin sytë nga Manchester United
Luciano Spalletti e ka lënë disa herë të kuptohet; ka nevojë për një mesfushor të ri. Franck Kessie ëhtë i përzgjedhuri dhe këto janë orë vendimtare; bisedimet po avancojnë më tej.
Ish futbollisti i Milanit ende nuk e ka thënë ‘po’ përfundimtare me Carnevalin dhe Massara që kanë vendosur një afat përfundimtar; brenda së dielës duhet të vijë përgjigjja e Kessie.
Ajo që i ndan palët deri tani janë ende bonuset me Juventusin që u desh të modifikojë ofertën e tij për të respektuar bilancet e saj ekonomike. Kontrata dyvjeçare me 4.5 milionë euro është tashmë një siguri dhe po punohet për bonuset si i për firmën. Por ka edhe bonuse të tjerë të lidhur me kushte të veçanta që shtyjnë futbollistin që të mos pranojë ende propozimin e bardhezinjve.
Ndërkaq, në repartin e sulmit regjistrohet interesi i Lazios për Edon Zhegrovën. E ardhmja e futbollistit dardan është e lidhur me atë të Nico Gonzalez, largimi i të cilit nga Torino nuk është i sigurt. Nëse argjentinasi do të qëndrojë te bardhezinjtë, për Zhegrovën hapen dyert për një kalim në formë huazimi te bardhekaltrit.
Top Channel