Sinqeriteti i Gonçalo Ramos: Jam te Milani, falë Amorim, më në fund luaj në rolin tim. Në të ardhmen…
David Fadairo ishte protagonist absolut për Dinamon në fushatën evropiane të kësaj të fundit. Sulmuesi spikati me lojën e tij me golat e shënuar me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja në 3 ndeshjet e fundit, dy nga të cilët ishin kundër Pafos.
Por tani 25 vjeçari, pas përfundimit të aventurës së Dinamos në kompeticionet e UEFA, do të duhet të kthehet te Partizani që kishte në zotërim kartonin e tij.
Në fakt Partizani e kishte dhënë futbollistin në formë huazimi vetëm për ndeshjet evropiane të Dinamos dhe tani do të ketë sërish në radhët e tij Fadairon. Ky i fundit vendosi t’iu drejtohet rrjeteve sociale për të shprehur falenderimin e tij ndaj skuadrës dhe trajnerit Ilir Daja.
‘Faleminderit Dinamo. Faleminderit trajnerit Ilir Daja që më besove në cilësitë e mia dhe më ndihmove të jem më i fokusuar te arritja e qëllimeve-shkruante David Fadairo në postimin e tij në Instagram.

Top Channel