FOTO/ Egnatia në ndjekje të ëndrrës, kampionët e Shqipërisë gati për përballjen me ‘vikingët’ e Lillestrom
Pak ditë pas rinovimit rekord të Max Verstappen me Red Bull, vjen përgjigjja e Lando Norris. Kampioni i botës në fuqi në Formula 1 nënshkroi një kontratë të re me McLaren që parashikon zgjatjen e saj deri në vitin 2030. Në këtë kontratë është përfshirë edhe një opsion shumë vjeçar për rinovimin e akordit edhe pas këtij viti.
Është kjo lidhje mes pilotit britanik dhe McLaren që ka nisur në vitin 2017, kur Norris u bë pjesë e skuadrës përmes programit te të rinjve duke marrë fillimisht rolin e pilotit kolaudator dhe në simulator. Në vitin 2019 ai u bë piloti titullar i skuderisë britanike dhe që nga ai moment, Norris ka zhvilluar 163 gara, një rekord absolut ky për një pilot të McLaren. Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar 18 pole positiin, 48 podiume, 13 gara, dy tituj botërorë për konstruktorë dhe titullin botëror për pilotë
Rinovimi i Lando Norris pason atë me Oscar Piastrin që u bë në muajin mars të vitit të kaluar dhe iu bashkohet kontratave afatgjata të nënshkruara në dy vitet e fundit edhe nga Zack Brown dhe Andrea Stella.
Por jo vetëm kaq, përveç konfirmimit të të ardhmes së tij te McLaren për 4 vitet që vijnë, Lando Norris do të marrë si dhuratë edhe makinën MCL39 me të cilën garoi në sezonin 2025 që kulmoi me fitoren e titullit botëror. Një dhuratë kjo që dëshmon për kontributin afatgjatë të pilotit në skuadër sidomos për rolin që pati në fitoren e titullit të dytë botërorë konstruktorë dhe për t’u bërë i pari pilot i McLaren që fiton një titull në Formula 1 që nga viti 2008.
Top Channel