Galatasaray nuk ndalet, turqit kërkojnë një tjetër yll të Milanit pas transferimit të Leaos
Franck Kessie ishte protagonisti i merkatos së kësaj të shtune në futbollin italian. Mesfushori që ishte shumë pranë kalimit te Juventusi, në fund vendosi të refuzojë bardhezinjtë pasi nuk arriti marrëveshjen për bonuset dhe zgjodhi të kalojë te Atalantës.
Në fakt për futbollistin nga Bregu i Fildishtë bëhet fjalë për një rikthim të tij në Bergamo pasi është formuar te kjo skuadër duke luajtur në ekipet e të rinjve deri në aktivizimin në Serie A me skuadrën e parë në sezonin 2016/17 duke luajtur 31 ndeshje me 7 gola dhe 4 asist për t’u transferuar te Milani.
Atalanta në rrjetet sociale përpara njoftimit zyrtar kishte dhënë një sinjal; foton e një personi me kapuç në kokë por pa e shfaqur fytyrën e tij teksa ai ishte me shpinë kur u fotografua. Postimi ishte shoqëruar nga një numër 19, ai që mesfushori nga Bregu i Fildishtë kishte mbajtur në etapën e tij të parë me skuadrën bergamaske dhe një klesidër.
Pak minuta më vonë, Atalanta zbuloi identitetin e figurës misterioze: ‘presidenti’ Kessie me festimin e tij tipik. ‘Histori pa fund, Franck u kthye’-theksohej në postimin e klubit bergamask që zyrtarizonte këtë transferim. Është kjo një tjetër goditje në merkato e Cristiano Giuntoli që i dhuron Sarrit një mesfushor të fortë fizikisht për ta aktivizuar përkrah Gaetano dhe Ederson.
The never-ending story 🖤💙
Franck is back 🫡 pic.twitter.com/Bdz9obbttN— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) August 29, 2026
Top Channel