Pas titullit botëror të fituar gjatë kësaj vere në SHBA, në Spanjë ka përçarje. Prirjet për pavarësi të Katalonjës dhe Vendeve Baske, ishin shuar prej kohësh, por mesa duket nuk është kështu.

Era e festimeve për kampionët e botës së De La Fuentes, në mënyrë të papritur ka ndezur flakët që kapën të gjithë vendin në befasi. Fërshëllima në Bilbao, homazhi i anuluar në Camp Nou, kore kundër kombëtares, po në Camp Nou dhe Sadar, stadiumin e Osasunës. Ylli i dytë i fituar nga La Roja në Amerikë, shtyu skuadrat që i dhanë lojtarët De La Fuentes që të festojnë ketë triumf përpara fillimit të ndeshjeve të tyre në stadiumet respektive. Kopjet e Kupës së Botës u ngritën në qiell me shumë alegri. Dhe me të drejtë gjithçka ishte shumë e bukur…deri kur në San Mames në 22 gusht, përpara sfidës mes Athletic Bilbaos dhe Sevillas, ashtu siç u paralajmërua, një pjesë e stadiumit fërshëlleu Unai Simon, Nico Williams dhe Aymeric Laporte teksa ata po shkonin drejt mesit të fushës me kupën e fituar në New Jersey.

KEQARDHJA E TRAJNERIT TË SPANJËS-Në tribunë ishte De La Fuente që mbeti i shtangur. ‘Ndjeva një keqardhje të madhe, e them qartë-ishte komenti i teknikut të La Roja-kam qenë te Athletic për 18 vjet, e kam mbështetur që kur kam qenë fëmijë, e konsideroj një pasuri të rëndësishme. Këtu më kanë mësuar se ka diçka që nuk mund ta humbasësh kurrë; respektin. Nëse të gjithë së bashku e nisim nga respekti, jam i sigurt se bashkëjetesa do të jetë absolutisht e lehtë dhe e realizueshme’.

KORET-Osasuna, kampionin e saj të botës, Victor Munoz e shiti te Liverpool, kështu që nuk pati homazhe. Por në Sadar, gjatë ndeshjes Osasuna-Levante e panë të rastit të këndonin kore fyese ndaj Spanjës dhe kombëtares së vendit iberik, kore që u intonuan edhe në Camp Nou gjatë Barcelona-Athletic Bilbao.

HOMAZHI I ANULUAR-Dhe këtu vijmë te episodi më i rëndë dhe surreal i krijuar nga ky qark i shkurtër mes futbollit dhe politikës. Përpara sfidës mes baskëve dhe katalanasve ishte parashikuar një superhomazh për plot 11 kampionë bote, gati për të zbritur në fushën e lojës; blerja e re Rodri së bashku me Lamine Yamal, Pedri, Gavi, Dani Olmo, Cubarsí, Eric dhe Joan García nga njëra anë dhe Simon, Ëilliams e Laporte nga ana tjetër. Por 24 orë përpara ndeshjes, ky homazh u anulua nga Barcelona që vendosi që të bëjë një homazh për ‘estelada’, flamurin jo zyrtar simbol të idesë për pavarësi të Katalonjës.

DHUNA E TEPRUAR-Dhe këtu duhet të kthehemi pak prapa në kohë. Në pritje te ndeshjes mes Elche dhe Barcelonës, jashtë stadiumit policia rrahu me një dhunë të pazakontë një minoren, tifoz të Barcelonës që kishte valëvitur të ashtuquajturën ‘estelada’ në sytë e agjentëve. Provokim fëminor, reagimi i tepruar dhe kështu lindi indinjata përballë imazheve të regjistruara nga një prej telefonëve të shumtë të pranishëm në zonë. Goditjet me shkop gome ndaj djaloshit u konsideruan menjëherë të ekzagjeruara dhe Barcelona doli me një komunikatë zyrtare përmes së cilës dorëzonte përdorimin e dhunës së tepruar nga agjentët jashtë stadiumit Martinez Valero. Klubi shprehu dhe kundërshtimin e tij për sekuestrimin e ‘esteladas’ nga ana e agjentëve të policisë.

FLAMUJT-Që nga ky moment u mor vendimi për të anuluar festën për 11 kampionët e botës dhe për ta zëvendësuar me homazhin për flamurin përpara sfidës mea Barcelonës dhe Athletic Bilbao. Klubi shpërndau 10 mijë ‘esteladas’ përpara ndeshjes me baskët që u shpalosën në tribunat e Camp Nout. ‘Nuk është as konteksit dhe as momenti më i përshtatshëm-tha presidenti Joan Laporta teksa komentoi vendimin për anulimin e homazhit për futbollistët e skuadrës së tij. Dhe çuditërisht, presidenti i Barcelonës i qëndroi shumë pranë kombëtares spanjolle në Amerike dhe prania e tij në festat e organizuara nga Federata gjatë fazës finale të turneut në Los Angeles, Dallas e Neë York u vlerësua, u komentua pozitivisht dhe u konsiderua si një sinjal i qartë i afrimit me kombëtaren. Një skuadër së cilës Barcelona i dha 8 elementë në 26 të tillë. Djem që fituan Botërorin, por që nuk mundën të merrnin nderimin e tifozëve të tyrë për çështje politike.

DEBUTIMI I ÇUDITSHËM-Kushedi se çfarë ka menduar Rodri, kapiteni i La Roja, madrilen dhe i skualifikuar nga UEFA për thirrjen: ‘Gjibraltari është spanjoll’ bashkë me Alvaro Morata në Cibeles gjatë festimeve për fitoren në Evropian. Ishte paraqitja e tij e parë në Camp Nou dhe nacionalizmi i tij i sinqertë u përplas me homazhin për ‘estelada’, simbolin e idesë për pavarësi me Spanjën që tani në mënyrë të papritur duhet të bëjë llogaritë me një situatë që dukej e kaluar ose të paktën e zbehur.

Top Channel