U glorifikua Ratko Mladic nga tifozët, kërkohet përjashtimi i Crvena Zvezda nga Conference League
Unai Emery kishte nevojë për një sulmues me çdo kusht në merkaton e kësaj vere dhe dëshira iu plotësua. Nicolas Jackson është futbollisti i ri i Aston Villës me të cilën ai do të nënshkruaje një kontratë 5 vjeçare deri në 2031 me opsion rinovimin e saj edhe për një vit tjetër.
Klubi nga Birminghami zyrtarizoi transferimin e Jackson në Villa Park, një operacion që u mbyll për rreth 76 milionë euro duke e shndërruar sulmuesin si blerja më e shtrenjtë në historinë e Aston Villas. Nicolas Jackson me transferimin e tij te Aston Villa do të ritakohet me trajnerin Unai Emery me të cilin ka punuar më parë edhe në Spanjë te skuadra e Villarreal.
Autor i 30 golave dhe 12 asisteve që nga momenti kur mbërriti në Stamford Bridge në 2023 për t’u bashkuar me Chelsea për 37 golave, etapa e tij si futbollist i Chelsea prej jepte përshtypjen se kishte përfunduar, pavarësisht faktit se, në shtator të vitit 2024, paraqitjet e tij të shkëlqyera nën drejtimin e Mauricio Pochettinos bënë që ai të rinovonte deri në vitin 2033 dhe të përfitonte një rritje të ndjeshme të pagës. I huazuar sezonin e kaluar te Bayerni i Mynihut për 16,5 milionë euro, ku shënoi 14 gola në 34 ndeshje, ai nuk bënte pjesë as në planet e Enzo Marescas për sezonin 2025-2026 dhe as në ato të Xabi Alonsos për këtë sezon.
Në këtë situatë, Atletico Madrid ishte një prej klubeve që shfaqën interes të madh për të nënshkruar me Jackson këtë verë. Madje Mateu Alemany udhëtoi drejt Londrës ku u takua me drejtuesit e Chelsea për blerjen e mundshme të futbollistit. Por Aston Villa ishte shumë më bindëse për senegalezin sesa Los Colchoneros dhe kjo për meritë të trajnerit Unai Emery. Ishte pikërisht trajneri bask që në 2021 i dha mundësinë Nicolas Jackson që të bëjë debutimin në La Liga në moshën 20 vjeçare në ndeshjen ndaj Real Betis
Top Channel