Përmbytjet shkatërruese në Nepal, pamjet satelitore zbulojnë përmasat e katastrofës
28/08 12:49
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur qytetin Longchang, në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, të premten në orën 13:13 sipas orës lokale të Pekinit.
Sipas Qendrës Kineze për Rrjetet Sizmike (CENC), epiqendra e tërmetit ishte në territorin e qytetit Longchang, ndërsa lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej rreth 13 kilometrash.
Deri më tani, nuk raportohet për viktima apo pasoja të rënda nga tërmeti.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për të vlerësuar dëmet e mundshme të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.
Top Channel