John Stones nuk e fsheh entuziazmin e tij që zgjodhi Interin për të vijuar karrierën e tij te Interi dhe nuk e kthen kohën pas, pavarësisht 10 viteve të kaluara në radhët e Manchester City.

‘Doja një sfidë të re-tregon  Stones në një intervistë për DAZN- e ndjeja se ishte zgjedhja perfekte. Një klub i një niveli botëror, me një histori të jashtëzakonshme dhe me futbollistë të pabesueshëm. Sigurisht kam luajtur kundër disa prej shokëve të mi të skuadrës ndonjëherë dhe isha i bindur që në fillim. E shtuna ishte një ditë speciale për mua dhe për familjen time, jam vërtet mirënjohës për pritjen që mora nga tifozët, e adhurova’

Stones foli edhe për diferencat mes futbollit italian dhe atij anglez.

‘Ndonjëherë ritmi është ndryshe, taktikat janë të ndryshme, por diferencën me të vërtetë nuk e kam ndjerë-vijoi Stones-u përpoqa të absorboj gjithçka, kulturën, si stërviten shokët e skuadrës, si duam të luajmë dhe dua të mësoj gjëra të reja’.

Mbrojtësi angleze nuk harron të flasë edhe për Pep Guardiolën duke mos ia kursyer elozhet.

‘Gjëja e parë që vura re kur erdha te Manchester City dhe punova me të ishte se mendoja se e njihja futbollin, por shumë shpejt kuptova se në fakt nuk kuptoja asgjë-shtoi Stones-është një gjeni në mënyrë absolute, por ne futbollistët duhet të pranojmë atë që trajneri do dhe të jemi të gjithë në një linjë, vetëm kështu mund të arrihet te fitorja’.

Top Channel