Milan i gëzohet Gonçalo Ramos: Duam të fitojmë. Zakonisht me këto raste shënoj më shumë gola
Paris Saint-Germain ka shmangur një tjetër zhgënjim në kampionat, duke barazuar 2-2 ndaj Lille në transfertë, në një ndeshje ku kampionët francezë ishin shumë pranë humbjes.
PSG pësoi goditjen e parë në minutën e 21-të, kur Hakon Arnar Haraldsson kaloi Lille-n në avantazh pas asistimit të Olivier Giroud.
PSG nuk po gjente rrugën drejt golit të barazimit dhe situata u bë edhe më e vështirë në minutën e 84-t, kur Dilane Bakwa shënoi golin e dytë për vendasit, sërish me Olivier Giroud në rolin e asistuesit.
Kur gjithçka dukej e mbyllur, PSG reagoi në mënyrë spektakolare në shtesë. Vitinha shkurtoi diferencën në minutën e 90+1-të, duke rikthyer shpresat e kampionëve.
Vetëm katër minuta më vonë, në 90+5′, Marquinhos realizoi golin e barazimit, duke kompletuar rikthimin e PSG-së dhe duke i shpëtuar skuadrës së tij një tjetër humbjeje.
Ky është barazimi i dytë radhazi për PSG-në, që vijon të mbetet pa fitore pas dy javëve të para të kampionatit. Megjithatë, falë dy golave në minutat shtesë, kampionët francezë shmangën sërish turpin dhe morën një pikë në një transfertë që dukej e humbur.
Lille 2-2 PSG
21′ Haraldsson, 84′ Bakwa / 90+1′ Vitinha, 90+5′ Marquinhos
Top Channel