Zyrtare/ Nicolas Jackson ritakohet me Emery, transferohet te Aston Villa, është blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit
Arsenal ka nisur kontaktet me Real Madridin për një transferim të mundshëm të Endrick, në një lëvizje të papritur në ditët e fundit të merkatos.
Klubi londinez po kërkon me ngulm të afrojë një sulmues të ri këtë verë dhe, pasi objektivi kryesor Vinicius Junior vendosi të rinovojë kontratën me Real Madridin, vëmendja është zhvendosur te Endrick.
Sipas raportimeve, Arsenali ka bërë një qasje zyrtare për 20-vjeçarin dhe synon të testojë gatishmërinë e Real Madridit për ta lënë të largohet. Megjithatë, drejtuesit madrilenë nuk duket se janë të gatshëm të heqin dorë lehtësisht nga talenti brazilian.
Endrick pati vështirësi për të gjetur vazhdimësi gjatë periudhës së parë në Madrid, por huazimi te Lyon në pjesën e dytë të sezonit të kaluar i dha një tjetër shtysë karrierës së tij. Me klubin francez, ai shënoi tetë gola në 21 ndeshje.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është një admirues i brazilianit dhe ka shprehur më herët dëshirën për ta mbajtur në skuadër.
“Është një lojtar që më pëlqen shumë dhe për të cilin kanë ardhur shumë kontakte nga klube që e donin në huazim ose transferim. Nuk doja ta huazoja apo ta shisja, sepse më pëlqen lojtari dhe do të doja të punoja me të”, është shprehur Mourinho.
Për Endrick ka interes edhe nga klube të tjera. Aston Villa, Liverpool dhe Roma janë gjithashtu të lidhura me një lëvizje për sulmuesin brazilian, duke e bërë garën për të gjithnjë e më të fortë.
Endrick iu bashkua Real Madridit në vitin 2024, pasi klubi spanjoll kishte rënë dakord më herët për transferimin e tij nga Palmeiras për rreth 60 milionë paund. Në atë kohë, braziliani konsiderohej një prej talenteve më premtues të futbollit të Amerikës së Jugut.
Me Palmeirasin, ai zhvilloi 82 ndeshje dhe shënoi 21 gola, ndërsa tashmë numëron edhe 21 paraqitje me kombëtaren braziliane.
Top Channel