Milani i gëzohet Gonbçalo Ramos që e festoi debutimin e tij në San Siro ndaj Venezias me një gol të shënuar, pasi pati shumë ‘keqkuptime’ me portën kundërshtare në pjesën e parë. Vetë sulmuesi portugez pranoi se mund të kishte shënuar më shumë, por pa e fshehur entuziazmin e tij.

‘Zakonisht, kur kam kaq shumë raste, shënoj më shumë gola-tha Gonçalo Ramos-duam të fitojmë çdo ndeshje, të luajmë futboll me gëzim. Për mua është shumë e lehtë të luaj me këta djem, si miku im Musah. Jam shumë i lumtur këti, duket ADN, gjurma që po lëmë. A do të çoj skuadrën të darkojë jashtë? Herët apo vonë, po’.

Yunus Musah duket se ka rilindur te kuqezinjtë pas një periudhe të vështirë  gjë që e thekson edhe ai vetë.

‘Kam pasur këty dy sezone të mirë me Piolin dhe Fonseca, por më pas pata një periudhë të vështirë ku e kisha të vështirë të luaja-tha Musah-nuk i harroj ato momente të bukura në San Siro, tani është një trajner që më jep besim dhe shpresoj që të vazhdoj kështu’.

Top Channel