Rrëfimi i John Stones: Pep Guardiola është një gjeni. Doja një sfidë të re, Interi është perfekt
Pas 7 sezonesh, gjithçka mbyllet dhe këtë radhë me të vërtetë. Ajo mes Milanit dhe Rafael Leaos është një histori pasioni e përjetuar në një karusel, me ulje e ngritje me futbollistin që nga një idhull absolut u shndërrua në një dash për kurban.
Simbol në rilindje dhe në vështirësi, portugezi ishte ai që iu gëzohej çdo kush në triumfe dhe tabelë qitjeje e tifozëve në momentet jo. Gjithnjë në qendër të diskutimeve sepse talenti është dhe gjithnjë ka qene, por dëshira për ta parë të shprehë potencialin maksimal të tij u zëvendësua përfundimisht nga dorëzimi.
Leao, ylli kuqezi
I transferuar në Milano në 2019 pak më shumë se 20 vjeç, Rafael Leao çeli futbollistikisht si një lule në pranverë. Një lule që Stefano Piolo e mblodhi për t’i dhuruar botës së Milanit, titullin e 19 në vitin 2022, që mban firmën e madhe të portugezit. Goli i fitores në ndeshjen me Fiorentinën dhe goli i avantazhit ndaj Atalantës, janë disa prej momenteve më vendimtare ku leao shtyu Milanin drejt një titulli historik, pa llogaritur këtu 3 asistet në pjesën e parë në Reggio Emilia në 90 minutat e fundit të kampionatit. Një vit më vonë, Milani është i katërti në klasifikim me zhgënjimin e humbjes në derbi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve edhe pse 15 golat dhe 10 asistet e Leaos në kampionat, ndriçojnë ende sytë e San Siros kuqezi. Në atë gjysmëfinale Milani arriti kryesisht falë një njeriu; Rafael Leao, që në sfidën e dyfishtë ndaj Napolit në çerekfinale luajti në mënyrë hyjnore duke u bërë i pandalshëm për mbrojtjen napoletane
Vitet ‘e errëta’
Sezonet pasardhëse, për shkak edhe të problemeve të shumta me trajnerët në pankinën kuqezi, u duke se e zbehën shkëlqimin dhe talentin e portugezit që në momente të caktuara shfaqej pa dëshirë dhe dukshëm i shkëputur nga bota Milan. Zërat për përplasjet me Fonseca të ushqyera edhe nga ai momenti i pauzës së hidratimit të veçuar bashkë me Theo Hernandez në ndeshjen me Lazion dhe fundi zhgënjyes i sezonit që kulmoi me humbjen ne finalen e Kupës së Italisë kundër Bolognas janë preludi. Vitin e kaluar me Allegrin në pankinë, Milani dështoi për të dytin vit radhazi të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve dhe portugezi u bë një fantazmë në fazën finale të kampionatit; vetëm një asist në 10 ndeshjet e fundit. Vera si i izoluar në shtëpo, pavarësisht iluzionit të përkohshëm për një qëndrim te Milani, duket se ishte me të vërtetë faqja e fundit e një historie që i lë tifozët e Milanit me shijen e hidhur për atë që mund të ishte dhe që nuk u realizua kurrë plotësisht.
Shifrat e Leaos te Milani
Pavarësisht kritikave, shijeve, sjelljes, te Milani do të mbetet një gjurmë e madhe nga Leao në nivel statistikore; në 7 vjet te Milani, Rafael Leao ka zhvilluar 291 ndeshje me 80 gola të shënuar dhe 65 asist të dhënë në 19 690 minuta aktivizim. Llogaritë bëhen shpejt, janë 145 gola dhe asist, pra 1 gol e1 asist çdo 135 minuta të luajtura nga portugezi. Por jo vetëm kaq, Leao është futbollisti i 8 në historinë e Milanit për kontributet e tij në shënimin e golave, pas emrave të tillë si Rivera, Shevchenko, Nordahl, Kakà, Van Basten, Altafini, Inzaghi; të gjithë legjenda kuqezi.
Keqardhja, hidhërimi
Lamtumira e Leaos nga Milani ndodh ndoshta me pak vonesë, por historive më të bukura dhe më të trazuara të dashurisë gjithnjë është e drejtë që t’u jepet dhe një shans i fundit, një vallëzim i fundit. Dhe më pas të bëhet përshëndetja duke lënë kohën që t’i vëjë gjërat në vend duke kujtuar se gjithçka ka qenë shumë e bukur, por nuk kanë munguar as momentet e shëmtuara. Një pjesë e tifozëve kuqezi nuk e pa me sy të mirë Leaon, pjesa tjetër e ka dashur, por për të dyja këto fraksione, erdhi koha që të shihet përpara për të mirën e të gjithëve. Në një epokë tjetër, Leao ndoshta do të kishte qëndruar përgjithmonë te Milan, por kjo nuk është epoka e simboleve dhe të gjithë duhet ta pranojnë.
Top Channel