Milan dhe milanistët kujtojnë legjendarin Franco Baresi, i biri Gianandrea dhe Massaro, të përlotur në tribunë
Al-Nassr ka arritur një fitore me karakter përballë Al-Taawoun, duke përmbysur disavantazhin fillestar në një triumf 2-1, të vulosur nga një tjetër moment magjie prej Cristiano Ronaldos. Por këtë herë, goli i tij i fitores peshon shumë më tepër se tri pikët.
Sfida nisi me malore për vendasit, të cilët u ndodhën në disavantazh që në minutën e 11-të pas golit të Bassam Al-Hurayji. Kërkimet e pafundme të Al-Nassr u shpërblyen në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Samú Costa goditi saktë në minutën 45’+5′, duke barazuar shifrat në 1-1.
Rikthimi në fushë solli edhe goditjen historike. Vetëm pesë minuta pas startit të pjesës së dytë (50′), Cristiano Ronaldo dërgoi topin në rrjetë për golin e përmbysjes 2-1. Me këtë realizim, Ronaldo arrin kuotën e 104 golave në vetëm 110 ndeshje me fanellën e klubit në ligë, duke u bërë zyrtarisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Al-Nassr në historinë e Saudi Pro League, dhe duke lënë pas rekordin e vjetër të mbajtur nga Mohammed Al-Sahlawi me 103 gola.
Ky moment i artë i shtohet një tjetër rekordi të jashtëzakonshëm të kapitenit portugez, i cili mban kurorën edhe si golashënuesi më i mirë historik i Real Madridit në La Liga me 311 gola. Ndërkohë, me rrjetën e sotme, sulmuesi e çon shifrën totale të golave në karrierën e tij profesionale në 978, duke provuar sërish se marshimi i tij drejt kufirit mitik të 1000 golave mbetet thjesht çështje kohe.
Top Channel