‘Jam në formë të shkëlqyer’/ Leipzig përqafon sërish Nkunku pas 3 vitesh ‘emigrim’
Bayern Mynih e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Bundesligës, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Stuttgartit.
Bavarezët e zhbllokuan sfidën në minutën e 21-të. Dayot Upamecano dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Joshua Kimmich, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase.
Stuttgart reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi shifrat në minutën e 52-të me anë të Vagnoman.
Megjithatë, barazimi zgjati vetëm pak minuta. Në të 55-ën, Michael Olise riktheu Bayern në avantazh pas një tjetër asistimi të Kimmich.
Vetëm dy minuta më vonë, Vagnoman shënoi autogol, duke i dhënë Bayern avantazhin 3-1.
Stuttgart u përpoq të reagonte, ndërsa në minutën e 63-të një gol i Olise u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it
Bayern vijoi dominimin dhe në minutën e 82-të Aleksandar Pavlović shënoi golin e katërt, pas asistimit të Ibrahim Saibari.
Në minutat shtesë erdhi edhe goditja e fundit. Luis Díaz realizoi në minutën e 90+2-të, sërish pas asistimit të Saibarit, duke vulosur fitoren e thellë 5-1.
Me këtë rezultat, Bayern Mynih e nis sezonin e Bundesligës me një paraqitje bindëse, ndërsa Stuttgart largohet nga kjo përballje me një humbje të rëndë.
Top Channel