Penalltitë ndëshkojnë Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në Conference League
Tottenham ‘peshkon’ sërish te Manchester City. Pak ditë pasi zyrtarizoi transferimin e Savinho, klubi londinez zyrtarizoi një tjetër transferim nga Etihad Stadium, atë të Omar Marmoush.
Tottenham, që ishte i papërmbajtshëm në këtë sesion të merkatos, arriti marrëveshjen me Citizens për blerjen e egjiptianit për 70 milionë euro
Me ardhjen e Enzo Maresca në stol në vend të Pep Guardiolës, Marmoush vendosi që të ndryshojë ambient në mënyrë që të ketë më shumë minuta aktivizim. Në sezonin e kaluar, egjiptiani zhvilloi 36 ndeshje, nga të cilat vetëm 16 i luajti si titullar. Tottenham shfaqi interesin e tij këtë verë dhe tani arriti të sigurojë shërbimin e sulmuesit
Ditën e martë, Marmoush kreu vizitat mjekësore për të nënshkruar më pas edhe kontratën me klubin londinez. Në këtë mënyrë, egjiptiani bëhet përforcimi i 8 i Tottenhami në merkaton e kësaj vere me Hotspurs që rezulton se kanë shpenzuar plot 450 milionë euro për të rindërtuar skuadrën duke sjellë futbollistë të tillë si Sandro Tonali, Mateus Fernandes apo Jan Paul Van Hecke
Top Channel