Skema e re e sigurimeve për fermerët, Salla: Është drejt finalizimit, do t’i mbrojë nga dëmet e fatkeqësive natyrore

27/08/2026 21:19

Fermerët pritet të kenë së shpejti një skemë sigurimesh për t’u mbrojtur nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka njoftuar se fermerët së shpejti do të kenë një skemë sigurimesh për t’u mbrojtur

Salla njoftoi se puna për ngritjen e skemës është drejt fundit dhe me finalizimin e saj ajo do të krijojë një mekanizëm të ri mbështetjeje për prodhuesit bujqësorë.

Ministri shprehu se skema vjen për shkak të shqetësimeve të ngritura gjatë takimeve me fermerët, të cilët kanë shprehur herë pas here dëmet e shkaktuara nga ngricat, breshëri, përmbytjet dhe zjarret.

“Për të gjithë ju fermerë me të cilët jam takuar në të gjithë vendin dhe që më keni ngritur shqetësimet tuaja për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, sot kam një lajm të mirë. Jemi në përmbyllje të ndërtimit të një skeme të sigurimeve në bujqësi, e cila do të krijojë një mekanizëm të ri mbështetjeje dhe mbrojtjeje për fermerët shqiptarë”, tha ministri Salla.

Top Channel