Drita i thotë lamtumirë Conference League në një mënyrë shumë të dhimbshme. Skuadra kampione e Kosovës u eliminua në raundin e playoffit të Conference League nga Inter Club D’Escaldes pas vetës lotarisë së 11 metërshave pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën 0-0, ndërkohë që ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2.

Në pjesën e parë, Drita ishte më e përqendruar në lojën mbrojtëse për të mos lejuar kundërshtarin të hynte në zonën e saj, ndërkohë që edhe në sulm nuk mundi të krijojë ndonjë mundësi të mirë shënimi. Pas pushimit të ndeshjes, Inter Club D’Escaldes ishte akoma më kërkuese në fushën e lojës teksa krijoi shanset e tij por pa sukses për meritë edhe të Faton Malokut që bëri disa ndërhyrje të mira.

Në fund të 90 minutëshit rezultati mbeti 0-0 dhe kështu skuadrat iu drejtuan kohës shtesë. Edhe në këtë fraksion gjërat nuk ndryshuan dhe kështu që ishin penalltitë ato që dhanë verdiktin e kësaj sfide me Inter ClubD’Escaldes që u tregua më i saktë nga pika e bardhë duke e fituar këtë seri 4-2 për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e Ligës në Conference League.

Top Channel