Interi përballë Real Madridit, Liverpoolit dhe Dortmundit në Champions, statistikat zbulojnë një bilanc alarmues ndaj “Los Blancos” dhe… Shakhtarit
Pasditen e kësaj të enjteje u hodh shorti i Fazës së Ligës së Champions League ku skuadrat më të mira të Evropës kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre.
Interit, shorti i rezervoi skuadra si Reali i Madridit apo Liverpooli, megjithatë për presidentin e klubit zikaltër, Beppe Marotta pjesëmarrja në një kompeticion të tillë është gjithnjë motiv krenarie dhe mbart emocione të shumta.
‘Liga e Kampioneve është gjithnjë tërheqëse edhe kur je në vitin e 9 radhazi që merr pjesë-tha Marotta-është një motiv krenarie për Interin. Ka shumë emocione ku janë edhe ato për përballjen me Jose Mourinhon. Në sport duhet të jesh gjithnjë ambicioz; jemi Interi, rrugëtimi i viteve të fundit ka qenë i rëndësishëm. Detyrimi është të japim maksimin, e kemi të drejtën për të ëndërruar. Dhe shpesh ëndrrat bëhen realitet, por varet nga subjekte si ne. Ky format i ri është shumë i paparashikueshëm, deri në ditën e fundit do të jetë e vështirë të kuptosh se kush do të kalojë grupin’
Më pas Marotta foli pak për merkaton e transferimeve dhe polemikat që kanë përfshirë presidentin e FIFA, Gianni Infantino.
‘Merkatoja është fryt i një vlerësimi i bërë me të gjithë departamentin teknik; Ausilio, Baccin, Chivu-shtoi Marotta-me anglezet kemi fituar trofe, 27-28 fitore. Një vlerë e rëndësishme në një kompeticion si Champions. Debatet për Infantinon? Pozicioni i marrë nga FIGC përfaqëson një linjë të të gjithë komponentëve dhe është e përbashkët’
Top Channel