Finalja Champions League në Camp Nou? Stadiumi mitik katalanas, kandidat për edicionin 2029
Shorti i Montecarlos i hap rrugën garës për në majën e Olimpit të futbollit evropian; Champions, Europa dhe Conference League. Por në çatinë e Kontinentit të Vjetër është tashmë familja Iacovacci. Iaco Group e themeluar në Avellino dhe me laboratorët e saj në Vicenza e Lugano, prej vitesh është partneri ekskluziv i UEFA dhe është pikërisht ky grup që realizon trofetë e Champions, Europa dhe Conference League.
Një ‘tripletë’ historike, së cilës i shtohet edhe Superkupa Evropiane që është tashmë në dhomën e trofeve të Paris Saint Germain. Për Igino dhe Alberto Iacovacci, respektivisht president dhe Shef Ekzekutiv të Iaco Group dhe Nicolina Addonizio(zv/presidente e grupit), kompania e Avellinos e specializuar në punimin e metalit të çmuar që nga vitet ’80 dhe partner komercial i Lega Serie A, shorri është momenti kur krijesat e tyre kthehen të jenë objekt dëshire, ëndrra e miliona tifozëve në të gjithë botën.
Por sido që të shkojnë gjërat, në çatinë e Evropës shkojnë gjithnjë ata, Iaco Group, një triumf ‘made in Italy’. Një rekord ky për kompanine e argjendarisë së luksit nga Avellino me seli edhe në Vicenza e Lugano që prej 40 vitesh është lider në Evropë në realizimin e trofeve madhorë.
Nga viti 2005, Champions mban emrat e të gjitha skuadrave fituese që kanë fituar trofeun më parë. Nga viti 2009, kupa e fituar në fushë mbetet në ambientet e UEFA. Skuadra që e fiton mund ta mbajë trofeun origjinal deri 2 muaj para fillimit të sezonit të ri dhe më pas asaj i jepet një kopje e trofeut.
Për të krijuar trofeun e Ligës së Kampioneve në Irpinia ka shumë mjeshtra dhe për të krijuar atë trofe, 80% e punës është e kryer me dorë dhe ka shumë pak punë industriale.
Në fakt që nga hapi i parë deri të i fundit duhen thuajse 3 muaj punë. Kupat e kompeticioneve të UEFA i nënshtrohen vazhdimisht procesit të tornimit, gdhendjes, shkëlqimit dhe punimit artistik me dorë. Kompania përgatit edhe medaljet për kampionët dhe nënkampionët. Edhe trofetë e MVP të çdo ndeshjeje përgatiten nga Iaco Group.
Trofeu i Ligës së Kampioneve në versionin origjinal të tij, është i realizuar në argjend, është i lartë 73.5 cm dhe peshon rreth 10 kg dhe që nga 2005 mban në pjesën e pasme të saj emrat e të gjithë klubeve që e kanë fituar.
Top Channel