Ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamo City do të zhvillohet në një tjetër stadium dhe në një orar të ndryshuar.

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për këtë përballje.

Sfida, e vlefshme për fazën e parë të kampionatit, do të luhet më 31 gusht, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Fillimisht, ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, në orën 18:30.

Ndërkohë, në fazën e dytë të kampionatit, përballja e kthimit mes Dinamo City dhe Skënderbeut do të zhvillohet në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”, sipas njoftimit të FSHF-së.

Top Channel