Palmeiras feston 20 vjetorin fitoren e Italisë në Botërorin e 2006. Mbrëmjen e kaluar, futbollistët e klubit brazilian zbritën në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Santosit për çerekfinalet e Kupës së Brazilit, me uniformë blu, gjë që nuk e kishin përdorur kurrë më parë.

Klubi brazilian në këtë mënyrë i bëri një homazh triumfit të Të Kaltërve në mbrëmjen e 9 korrikut të 2006 në Olimpiastadion. Një fanellë kjo që për më tepër i solli edhe fat Palmeirasit duke qenë se kjo skuadër e fitoi sfidën 3-0 me gola të Jose Lopez që shënoi dy herë dhe Andreas Pereira.

Për këtë arsye, sponsori teknik i Palmeiras(i njëjti që ka pasur edhe kombëtarja italiane në atë kohë) vendosi në qendër të fanellës stemën e Casa Savoia, një kryq i bardhë në një sfond të kuq. Simboli mbretëror në fakt është përdorur nga klubi brazilian në 1916, kur skuadra quhej Palestra Italia, një emër i zgjedhur nga 4 themeluesit italianë të klubit të emigruar në Brazil.

Top Channel