Paulo Fonsecas, mbrëmjen e së mërkurës iu desh të bëjë llogaritë me një eliminim të dhimshëm në Ligën e Kampioneve pasi u mposht Fenerbahçe, një sfidë që u transmetua në Top Channel dhe menjëherë pas ndeshjes iu desh të përballej edhe me gazetarët francezë.

Këta të fundit e pyetën portugezin për zëvendësimet e kryera prej tij, gjë që duket se e ka bezdisur shumë Fonsecan.

‘Gjithmonë e njëjta pyetje, tashmë jam mësuar. Çfarë mund t’ju them? Në fund të ndeshjes është e lehtë të flitet. Ndoshta motivi është se jam një trajner m…’-deklaroi Fonseca

Ishte një moment tensioni edhe për shkak të asaj që ndodhi në përfundim të ndeshjes, kur provokimet e Guenduezi i fyer nga publiku, shkaktuan një sherr masiv në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes së stadiumit. Pas eksperiencës te Milani në 2024, Paulo Fonseca mori drejtimin e Lyon në janar të 2025 duke zëvendësuar trajnerin Lage të shkarkuar. 

Sezonin e kaluar, i pari i plotë për të në pankinën e Lyon, Fonseca u detyrua të kënaqej me vendin e katërt në Ligue 1 duke mos ia dalë dot të parakalojë Lille për shkak të humbjeve të pësuara në dy ndeshjet e fundit. Por këtë radhë në kampionatin francez ai e ka nisur më mirë falë fitores me Toulouse në transfertë në fundjavën e kaluar.

Top Channel