Live Shorti i Champions në Top Channel/ Goglat gati, skuadrat priten të mësojnë sfidat e fazës së ligës
Të paktën katër klube do të bëjnë paraqitjen e tyre të parë historike në Champions League këtë sezon.
Katër debutuesit janë Como, LASK, Viking dhe Sabah, të cilët siguruan vendin mes 36 klubeve që do të garojnë në fazën e ligës pas përfundimit të raundeve kualifikuese.
Como arriti ta mbyllë kampionatin në top-katërshen e Serie A dhe do të përfaqësojë Italinë në këtë kompeticion krah Interit, Napolit dhe Romës. LASK preu biletën për në fazën e ligës pas një fitoreje të jashtëzakonshme 5-1 kundër Celtic në ndeshjen e kthimit të ‘play-off’-it, duke siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 5-4.
Sabah, nga ana tjetër, avancoi pas fitores 5-2 ndaj Hapoel Beer-Sheva në kohën shtesë, duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 6-4. Ndërkohë, Viking do t’i bashkohet ekipit tjetër norvegjez, Bodø/Glimt, në Champions League për këtë edicion. Të katërta klubet tashmë po përgatiten për të përjetuar për herë të parë emocionet e kompeticionit më të madh evropian për klube.
Top Channel