Nga Irpinia në Evropë, kush është Familja Iacovacci që realizon trofetë e Champions, Europa e Conference League
Komiteti Ekzekutiv i UEFA në 15 shtator në Selanik do të përcaktojë stadiumet që do të presin finalet e Ligës së Kampioneve të viteve 2028 dhe 2029. Për këtë edicion të fundit, favoriti i madh ështe stadiumi Camp Nou i Barcelonës.
Koloseu mitik katalanas deri në atë vit do të jetë krejtësisht i përfunduar dhe do të ketë një kapacitet prej 105 mijë vendesh dhe i ka të gjitha kartat në rregull për të mposhtur kandidatin tjetër, edhe ky një impiant mitik, Wembley.
Rivendosja e raporteve mes UEFA dhe Barcelonës përpara një viti, e lejon qeverinë e futbollit evropian që shohë sërish impiantin blaugrana si arenën e një prej finaleve të saj. Përsa i përket vitit 2028, kandidati i vetëm është Allianz Arena i Bayernit të Mynihut. Kjo do të jetë hera e tretë për impiantin bavarez që do të presë finalen e Ligës së Kampioneve pas tyre të 2012 dhe 2025. Po kështu në Allianz Arena është mbajtur finalja e Euro 2024 dhe ajo e Nations League 2025.
Po kështu edhe me Wembley që ka pritur finalen e Champions League në 2011, 2013 dhe 2024 si dhe gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2020 dhe do të presë edhe gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2028. Nga e gjithë kjo do të kërkojë të përfitojë Camp Nou për të fituar të drejtën për të pritur finalen e Ligës së Kampioneve, diçka që në të kaluarën e ka bërë edhe 2 herë të tjera; në 1989 dhe 1999 dhe gjithçka thotë se kjo mund të përsëritet pas 30 vitesh.
Top Channel