E kryer/ Bradley Barcola kalon te Liverpool, ‘The Reds’ arrijnë më në fund marrëveshjen me PSG
Zakonisht e marrim për të mirëqenë se futbollistët kanë një koleksion makinash supersportive në garazhin e tyre. Por nuk është kështu për të gjithë, përkundrazi shumica kanë tendencën e kundërt të një ‘koleksionisti’.
Përveç parave, duhet të kesh edhe pasionin dhe njohuritë për të zgjedhur makinat më të reja, më ekskluzive, më të fuqishme dhe më të çmuara, për këtë mjafton të pyesim Karim Benzema.
Ylli francez i futbollit nuk e ka fshehur kurrë pasionin për makinat sportive. Në kohët kur ishte te Reali i Madridit, së bashku me Cristianio përbënin ndoshta dyshen më të mirë të futbollistëve-koleksionistë dhe kjo në një kohë që në fushën e lojës ata fitonin trofe pas trofesh me Los Blancos. Transferimi i tij te Al Hilal nuk e preku këtë interes të tij duke e lejuar të investojë qindra, mijëra euro në supermakina dhe automjete të tjera luksi.
Benzema gjithnjë ka pasur si pikë të dobët markat italiane të automjeteve. Gjatë karrierës së tij në çdo qytet ku ka luajtur nuk kanë munguar në garazhin e tij makinat Ferrari e Lamborghini. Një pasion që e ka ndjekur deri në Arabinë Saudite, ku në fotot e fundit ai shfaqet në shoqërinë e një 12 Cilindra dhe një Revuelto të ri.
Përveç origjinës, të dyja këto makina kanë të përbashkët edhe motorin; që të dyja kanë një V12 të aspiruar. Por ajo që habit është fanella e veshur nga kampioni francez, ajo e Interit e vitit 1998 me mëngë të gjata dhe me emrin e Pirellit si sponsor të stampuar në të. Merkatoja e transferimeve është ende e hapur dhe në Milano dikush mund të ëndërrojë.
Top Channel