Dasma kthehet në sherr me dy familjesh në SHBA, arrestohen dhe plagosen 3 persona, momenti kur dasmorët dalin të panikosur nga restoranti

27/08/2026 17:43

Një sherr i dhunshëm shpërtheu gjatë një dasme në Ohio të SHBA-së, pas një mosmarrëveshjeje familjare midis dy palëve, duke i bërë të ftuarit të vraponin në panik në parking pasi një burrë dyshohet se i kërcënoi të pranishmit me një thikë.

Sipas një raporti policor, një nga të ftuarit tha se po kërcente kur “katër vëllezër e sulmuan”. Situata doli shpejt jashtë kontrollit dhe festa e dasmës u shndërrua në një skenë paniku.

Sipas departamentit lokal të policisë, një nga personat e përfshirë, 46-vjeçari Raed Mahmoud Suleiman, dyshohet se rrëmbeu një thikë nga tavolina dhe filloi të kërcënonte të ftuarit e tjerë. Një video e incidentit tregon tensionin që mbizotëronte në dhomë, teksa një nga të pranishmit hodhi një karrige drejt burrit që mbante thikën.

“Ai shkoi një hap më tej dhe nxori një thikë të vërtetë dhe po kërcënonte njerëzit me të”, tha Shefi i Policisë së Westlake, Jerry Vogel.

Policia ishte njoftuar tashmë për lëndimet para se të arrinte në vendngjarje. Kur oficerët mbërritën në pritje, të paktën 40 persona kishin dalë nga salla dhe ishin në parking, duke u përpjekur të largoheshin nga përleshja e dhunshme.

Sipas policisë, incidenti duket se lidhet me armiqësitë e vjetra midis dy familjeve, të cilat u ringjallën kur individët në fjalë ishin në të njëjtin vend për dasmën. Siç tha shefi i policisë, këta janë njerëz që normalisht nuk takohen, por qëlluan në të njëjtën dasmë. Takimi duket se ka ringjallur mosmarrëveshjet e vjetra.

Raed Mahmoud Suleiman u arrestua dhe përballet me akuza për sulm, shkaktim paniku dhe manipulim provash, pasi dyshohet se hodhi thikën para se të mbërrinte policia, ndërsa në pranga ranë edhe dy burra të tjerë..

Autoritetet po vazhdojnë hetimin e tyre për të kuptuar plotësisht ngjarjet dhe rolin e të gjithë atyre që ishin të përfshirë.

Top Channel