Barcelona i përgjigjet Realit të Madridit në ndeshjet e kësaj mesjave në Ligën Spanjolle. Në Camp Nou, skuadra katalanase iu imponua Athletic Bilbaos duke e mundur 2-0 falë golave të Raphinhas dhe Fermin Lopez.

Në pjesën e parë Barcelona shfaqi një version të mirë të saj duke e kontrolluar lojën dhe duke krijuar mundësi shënimi. Në minutën e 29, katalanasit shënuan me Pedrin, por goli i mesfushorit u anulua për pozicion jashtë loje të Yamal. Megjithatë goli për kampionët e Spanjës erdhi në minutën e 37 dhe ai që shënoi ishte Raphinha që ekzekutoi në maksimum asistin perfekt të Pedrit dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të  skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.

Në pjesën e dytë Barcelona iua afrua golit me Lamine Yamal që u ndal nga tramversa dhe më pas me Fermin Lopez gjuajtja e të cilit gjeti përgjigjen e Unai Simon dhe rezultati mbeti 1-0. Në minutën e 62 bëri hyri në fushën e lojës Rodri që u prit me ovacione të shumta nga tifozët në Camp Nou me spanjollin që bëri debutimin e tij me fanellën blaugrana. Athletic Bilbao i pati disa minuta të mira, por në minutën e 82 Barcelona mbylli praktikisht llogaritë e ndeshjes me Fermin Lopez. Adeyemi hodhi një top në qendër, Laporte largoi por topi shkoi në këmbët e Fermin Lopez që e dërgoi atë në rrjetë për të çuar rezultatin 2-0 që ishte edhe ai përfundimtar i ndeshjes me Barcelonën që tashmë e sheh veten në kuotën e 6 pikëve në krye të klasifikimit.

Top Channel