‘Telenovela’ Leao drejt fundit? Pritet të vijë oferta e re e Galatasaray që mund të bindë Milanin
Manchester City e gjeti zëvendësuesin e Rodrit. Bëhet fjalë për Ayyoub Bouaddi i cili është zyrtarisht futbollist i Citizens.
Mesfushori 18 vjeçar u transferua nga Lille për në Etihad Stadium për 95 milionë euro plus 5 milionë në formën e bonuseve për një shifër totale prej 100 milionë eurosh. Futbollisti maroken pas nënshkrimit të kontratës së tij të re bëri edhe deklaratën e tij të parë si lojtar i Manchester City.
‘Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua dhe familjen time-tha Bouaddi-Manchester City, për mendimin tim është klubi më i mirë në botë. Është një ëndërr që jam këtu dhe që mund të quhem futbollist i Manchester City. Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime duke punuar fort për t’u bërë futbollisti më i mirë i mundshëm dhe të arrij nivelin maksimal të lojës. E kam ndjekur Manchester City për shumë vjet dhe e adhuroj stilin e tij të lojës. City kërkon gjithnjë të luajë futboll cilësor dhe ka treguae se është një ekip fitues, është ndërtuar për të fituar. Futbollistët janë të një niveli botëror dhe Enzo Maresca është një trajner i një niveli shumë të lartë. Dhe mezi po pres që të luaj në Etihad Stadium, përpara të gjithë tifozëve. Kam shumë ku duhet të përmirësuar, jam vetëm 18 vjeç. Jam i kënaqur me progresin e bërë deri tani, por e di se mund të përmirësohem shumë. Ky është padyshim vendi më i mirë për ta bërë këtë’.
Top Channel