Vizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, reagon Kremlini: Nuk kishim parashikuar që të takohej me Putinin

26/08/2026 16:25

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vijon me intensitet, ndërsa sulmet me dronë kanë shkaktuar viktima dhe dëme në disa zona të të dyja vendeve.

Në të njëjtën kohë, Kremlini ka deklaruar se një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, nuk ishte planifikuar gjatë vizitës së këtij të fundit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi për agjencinë ruse të lajmeve TASS se nuk kishte një takim të planifikuar mes Vladimir Putin dhe John Ratcliffe gjatë vizitës së drejtorit të CIA-s në Rusi.

“Kontaktet me Putinin nuk ishin planifikuar”, tha Peskov, pa dhënë detaje të tjera mbi vizitën.

Ndërkohë, në terren vazhdojnë sulmet dhe kundërsulmet mes forcave ruse dhe ukrainase.

Top Channel