Milan është ende në kërkim të një mesfushori sulmues dhe tani ka vënë në shënjestër, Alvyn Sanches, talentin zviceran 23 vjeçar të Young Boys duke e vendosur emrin e tij në listën e blerjeve të mundshme të minutës së fundit.

Drejtoria Teknike e klubit milanez e konsideron si profilin ideal për të pasuruar repartin ofensiv në dispozicion të Ruben Amorim duke garantuar cilësi dhe mbështetje në sulm.

Pas operacionit Athekame të vitit të kaluar, klubet kanë krijuar një raport shumë të mirë mes tyre dhe ky raport mund të favorizojnë operacionin edhe pse nuk është bërë ende një ofertë zyrtare. Drejtuesit e Milanit po bëjnë vlerësimin nëse do të bëjnë tentativën e tij në çastet e fundit të merkatos apo do të shtyjnë gjithçka për në merkaton e janarit dhe shumë do të varet nga zhvillimet e lidhura me situatën e Rafael Leaos; nëse ajo nuk do të zhbllokohet deri në 1 shtator, Milani do ta ruajë pistën Sanches për muajt e ardhshëm.

Kush është Alvyn Sanches?  I lindur në Créteil në Francë në 12 shkurt të 2003, me shtetësi zvicerane dhe pasaportë portugeze, numri 10 i Young Boyës konsiderohet si një prej lojtarëve premtues më të shkëlqyer të futbollit zviceran. I formuar në akademinë e Losanna, ai u ble nga Young Boys në verën e 2025 për 3-5 milionë euro duke nënshkruar një kontratë deri në 2029.

Sanches ka shënuar 10 gola dhe 3 assist në 23 ndeshje të zhvilluara në sezonin e fundit në kampionat dhe Europa League, duke u konfirmuar edhe në fillimin e sezonit të ri me 2 gola dhe 2 asist në 4 ndeshjet e para. Në dy vitet e fundit Sanches ka shënuar në total 25 gola dhe 10 asiste duke shfaqur një gjakftohësi të madhe para portës, ndërkohë që ka edhe një vizion të mirë të lojës.

Si luan Sanches?

Në aspektin taktik, Sanches është një mesfushor sulmues natyral që mund të luajë edhe si sulmues i dytë, por ai ka përshtatshmërinë e nevojshme për të vepruar dhe si gjysmësulmues krahu. Shkathtësia e tij do t’i mundësonte të lëvizte mes linjave, pas sulmuesit qendror, duke ofruar një alternativë dinamike të aftë për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjeve.

Top Channel