Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Nepal/ Shkon në 95 numri i të vdekurve, Xi Jinping: Të intensifikohen operacionet e kërkim-shpëtimit Meta po negocion me prokurorët e disa shteteve amerikane për mbylljen e një procesi të madh gjyqësor.
Facebook dhe Instagram akuzohen se janë projektuar për të krijuar varësi te të rinjtë dhe se kanë mbledhur pa miratimin e prindërve të dhënat personale të fëmijëve.
Meta dhe prokurorët e përgjithshëm të disa shteteve amerikane kanë diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë procesit gjyqësor, raportoi Bloomberg News. Kompania akuzohet se ka projektuar qëllimisht Facebook-un dhe Instagram-in për të krijuar varësi te përdoruesit e rinj.
Bisedimet zhvillohen ndërsa në një gjykatë federale në Kaliforni po shqyrtohen pretendimet e ngritura nga 29 shtete amerikane. Procesi konsiderohet si një nga sprovat më të rëndësishme ligjore për akuzat se platformat sociale kanë dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Prokurorët e Kalifornisë, Kolorados, Kentakit dhe Nju Xhersit pretendojnë se Meta ka shkelur ligjet shtetërore për mbrojtjen e konsumatorëve. Në padi përfshihen edhe akuzat se kompania ka shkelur ligjin federal për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet.
Sipas shteteve, Meta ka mbledhur të dhëna personale nga përdorues që e dinte se ishin fëmijë, pa njoftuar apo marrë miratimin e prindërve. Këto të dhëna dyshohet se janë përdorur edhe për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale. Sinjalet për një marrëveshje u përforcuan pasi disa prokurorë shtetërorë njoftuan konferenca për shtyp.
Prokurori i përgjithshëm i Nevadës paralajmëroi shpalljen e një marrëveshjeje të rëndësishme për mbrojtjen e konsumatorëve me një kompani të madhe teknologjike. Meta i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka punuar vazhdimisht për mbrojtjen e fëmijëve në platformat e saj.
Top Channel