Aksi Torino-Madrid, Atletico hedh sytë nga David, ndërsa Spalletti preferon Sorloth
Javier Zanetti, Esteban Cambiasso dhe Javier Pastore zbresin në fushë në mbështetje të Gianni Infantinos duke nënshkrar një letër të përbashkët për të shprehur se i janë pranë presidentit të FIFA në kuadër të takimeve elektorale.
Zv/presidenti i Interit, ish mesfushori zikaltër dhe ish sulmuesi i Palermos dhe Romës, që të gjithë ish futbollistë të kombëtares argjentinase, në letrën e publikuar në rrjetet sociale kujtojnë vlefshmërinë e rrugëtimit të ndërmarrë nga kreu aktual i qeverisë së futbollit botëror në vitet e fundit duke nënvizuar hapjen e institucioneve ndaj futbollistëve.
Marrja e këtij pozicioni të 3 ish futbollistëve argjentinas, vjen në një moment politik delikat të FIFA e tronditur nga polemikat e forta pas propozimit të Infantinos për të financuar Botërorë përmes privatëve dhe dorëheqjet e disa prej drejtuesve.
‘Në 10 vitet e fundit kemi parë impenjimin e FIFA dhe të Gianni Infantinos pëe të garantuar që futbollistët të jenë të përfaqësuar në botën e futbollit, gjë që më parë nuk ekzistonte-theksohet në letrën e 3 argjentinasve-futbollistët dhe ish futbollistët. përmes përfshirjes së tyre në komitete, projekte dhe grupe pune, tani kanë zë dhe një rol të vërtetë në sport. Opinionet tona dëgjihen dhe shumë nisma në përfitim të futbollit janë rezultat direkt i kontributeve, ideve, planifikimeve dhe pjesëmarrjes sonë aktive. Kemi konstatuar personalisht sesi futbolli ndryshon jetët, përmirëson shoqërinë dhe iu jep më shumë mundësi njerëzve në të gjithë botën. Do të vazhdojmë të mbështesim evoluimin domëthënës që ka përkufizuar këtë sport në 10 vitet e fundit duke lejuar të japin perfitime çdo kombi që luan futboll’.
Lëvizja e 3 argjentinasve përfaqëson një mburojë të rëndësishme për Infantinon pas kritikiave të kohëve të fundit të marra nga Legends FIFA. ‘Tani mjaft’-ishte mesazhi i Veron, Pires dhe Silvestre.
Javier Zanetti, që nga viti i kaluar e deri në 2029 mbulon rolin e zëvendëspresidentit të Komitetit për Përgjegjësi Sociale të FIFA, ndërsa Esteban Cambiasso figuron në Grupin e Studimit Teknik të FIFA. Javier Pastore edhe pse nuk ka poste formale, zgjodhi t’i bashkohet këtij mesazhi dhe të ndajë letrën me dy argjentinasit e tjerë në rrjetet sociale.
Top Channel