Edhe Italia i del kundër Gianni Infantinos. Federata e Futbollit në vendin e Apenineve vendosi të tërheqë mbështetjen ndaj kandidaturës së kreut aktual të FIFA për zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit theksohet se me këtë zgjedhje ky organizëm synon të shprehë qartë dhe në mënyrë transparente pozicionin e tij përkrah UEFA dhe presidentit të saj Aleksandër Ceferin në lidhe me nismat e fundit të ndërmarra nga presidenti i FIFA në lidhje me qeverisjen dhe zhvillimin e kompeticioneve ndërkombëtare.

‘Do të vazhdojmë të punojmë përkrah UEFA dhe federatave të tjera evropiane për të promovuar modelin e futbollit të themeluar mbi meritën, solidaritetin, qëndrueshmërinë dhe me tifozët në qendër të tij-pohoi presidenti i FIGC, Giovanni Malago-e gjejmë veten në një model dialogu, dëgjimi dhe bashkëpërgjegjësie, i cili deri tani i ka mundësuar futbollit të rritet, të inovojë dhe, në të njëjtën kohë, të mbrojë parimet e tij themelore.”

Top Channel