Shkaktoi aksident me Lamborghini-n e tij që kushton 270 mijë stërlina, Sterling rrezikon 2 vite burg
Xavi Hernandez bëri këtë të martë prezantimin e tij zyrtar si trajner i kombëtares holandeze të futbollit. Ish trajneri i Barcelonës ka nënshkruar me Federatën Holandeze të Futbollit një kontratë deri në vitin 2030. Tekniku 46 vjeçar mposhti konkurrencën e Reiziger për të marrë këtë detyrë, ndërkohë që më parë Guardiola dhe Slot e kishin refuzuar këtë mundësi.
‘Nuk më intereson nëse jam zgjedhja e tretë apo e 10-tha Xavi Hernandez kur u pyet se si u ndje që nuk ishte ai zgjedhja e parë-ndihem i nderuar që jam trajner i Holandës. Nigel de Jong ishte në shtëpinë time në Barcelonë pasi kontaktoi me agjentin tim dhe krijuam një lidhje që në momentin e parë’.
Xavi më pas foli për ndjesitë e tij rreth Holandës.
‘Kam shumë lidhje me këtë vend-vijoi Xavi Hernandez-ndjesia që kam është se po vij te universiteti i futbollit. Dua që skuadra ime të mbajë gjithnjë topin në zotërim, por me pasion. Jemi këtu për të konkurruar, jemi këtu për t’u argëtuar dhe jemi këtu për të fituar. E përsëris; jemi këtu për të fituar. Dua që të krijoj. një familje të madhe këtu’.
Xavi më pas pohoi se kishte folur me kapitenin Virgil Van Dijk dhe Frenkie de Jong, dy liderët e kombëtares holandeze.
‘Dua të flas më shumë me Virgil. Dua të di më shumë për ambicien dhe pasionin e tij-shtoi Xavi-ndërsa për Frenkie shpresoj që të rikuperohet sa më shpejt, është një futbollist shumë i rëndësishëm për Barcelonën dhe kombëtares. Është i motivuar për ardhjen tonë’.
Top Channel