Çmenduri në Linz, LASK-u përmbys Celtic-un në minutën e 109-të dhe shkruan historinë
Sfida e së shtunës mes Interit dhe Monzës që u mbyll me fitoren e zikaltërve 4-1 pati një moment tensioni mes Lautaro Martinez dhe arbitrit Livio Marinelli.
Gjithçka nisi nga një paralajmërim i arbitrit ndaj Bastonin me Marinellin që në tunelin e stadiumit u shpreh qartë me kapitenët e të dyja skuadrave.
‘Mund të dialogojmë, pa diskutim. Por nëse mungojnë këto kushte duhet ta mbyll edhe me ju. Pjesa tjetër e skuadrës nuk duhet të vijë. Nëse shoh 3-4 lojtarë që të vijnë drejt meje do të më duhet të marr masa’-ishin fjalët e Marinellit.
Episodi në fjalë më Bastonin ndodhi gjatë pjesës së parë me futbollistin e Interit që shqetësoi portierin e Monzas, Pizzignacco(por pa e prekur) në momentin e një goditje këndi. Marinelli e paralajmëroi Bastonin që nga ana e tij u përgjigj me ironi. ‘Kampionat tjetër është ky?’. Toni i përdorur nga arbitri nuk e bindi Lautaro Martinez që ndërhyri: ‘Qetësohu pak’, një frazë që gjeti reagimin e menjëhershëm të arbitrit: ‘Shiko të luash’.
Por nuk përfundoi këtu, sepse në pushimin e ndeshjes kapiteni i Interit u kthye të flasë për episodin. ‘Çfarë po ndodh? Pyes vetëm se pse?. Nuk mund të flitet me ty, më flet keq që nga fillimi’-ishin fjalët e Lautaro Martinez
Ndërkaq imazhet e momentin të publikuara nga DAZN në formatin ‘BordoCam’ kanë ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale. Shumë nënvizuan mungesën e marrjes së masave ndaj Lautaro Martinez nga ana e Marinellit, por kishte ka ata që theksuan fjalët e fundit të Orsatos; ‘Në fushën e lojës bashkëpunimi mes arbitrit dhe kapitenit duhet të jetë me i madh’. Në San Siro kjo nuk ndodhi, por ka kohë për përmirësime.
Top Channel