Vriten dy persona në Dukagjin, raportohet edhe për një të plagosur
23/08/2026 17:39
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ndërsa informacionet janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht.
Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë.
Informacioni mbetet paraprak dhe pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet.
Top Channel