Nga ferri në parajsë, Ferran Torres shmang “katastrofën” e PSG-së në javën e parë

23/08/2026 22:48

Kampionati francez ka nisur me surpriza dhe emocione të forta, teksa Paris Saint-Germain ka arritur të shpëtojë një barazim mjaft të vuajtur 2-2 në transfertën përballë Rennes.

Kampionët në fuqi u gjendën në një disavantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, pas një fillimi agresiv të vendasve që përfituan nga përgjumja e mbrojtjes mike. Sebastian Szymański zhbllokoi shpejt sfidën në minutën e 9-të, ndërsa Esteban Lepaul thelloi krizën e parisienëve duke shënuar golin e dytë në minutën e 38-të.

Pavarësisht tronditjes fillestare, skuadra e PSG-së ndryshoi fytyrë në fraksionin e dytë duke u hedhur e gjitha në sulm. Shpëtimtari i mbrëmjes rezultoi spanjolli Ferran Torres, i cili mori përsipër fatin e ekipit duke realizuar një dopietë vendimtare brenda një kohe të shkurtër. Ai rihapi takimin duke ngushtuar shifrat në minutën e 71-të, ndërsa në të 82-ën riktheu baraspeshën dramatike duke vulosur shifrat përfundimtare 2-2. Edhe pse kërkuan përmbysjen e madhe në minutat e mbetura, kampionët duhet të kënaqen me një pikë në këtë javë të parë, duke marrë një sinjal të qartë se mbrojtja e titullit këtë sezon nuk do të jetë aspak e lehtë.

Top Channel