Liverpool, trajneri Iraola debuton më një gjysmëhapi fals, The Reds ndalen frenohen nga Newcastle
Atletico Madrid ngec në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit spanjoll. Në Metropolitano, skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone barazoi me Villarrealin me rezultatin 2-2, një sfidë të cilën në fakt Los Colchoneros e barazuan vetëm në çastet e fundit të takimit
Skuadra madrilene vuajti në minutat e para, e megjithatë ishte ajo që mori avantazhin në këtë ndeshje. Një avantazh që erdhi në fillimin e pjesës së dytë me Pubill. Por Villarreali reagoi dhe në 20 minutat pasardhësë përmbysi gjithçka falë 2 penalltive të akorduara. Fillimisht ishte Gerard Moreno që shënoi nhga pika e bardhë në minutën e 66, moment kur u aktivizua edhe Julian Alvarez që u prit me fërshëllima të forta nga publiku.
Në minutën e 78 Villarreal shënoi edhe golin e dytë po me penallti dhe këtë radhë ai që shënoi ishte Mikautadze dhe mes këtyre dy golave ishte edhe kartoni i kuq për Le Normand që e la Atleticon me 10 futbollistë.
Megjithatë edhe pse në inferioritet numerik, Atletico Madrid arriti të barazojë shifrat në 2-2, pikërisht me Giuliano Simeone, djalin e trajnerit të Los Colchoneros dhe kështu Atletico Madrid dhe Villarreali morën vetëm nga 1 pikë nga kjo sfidë
Top Channel