Milan, për Rafael Leao ka ende shanse për kalimin të Roma, studiohet lëvizje e minutës së fundit
Mbrëmjen e sotme Egnatia do të nisë mbrojtjen e titullit kampion në Kategorinë Superiore dhe këtë do ta bëjë pikërisht ndaj Tiranës, një klub që trajneri i skuadrës rrogozhinase, Nevil Dede e njeh shumë mirë.
Ky i fundit në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit ka folur në prag të kësaj përballjeje duke vënë në dukje harmoninë në skuadër dhe njëkohësisht duke konfirmuar edhe dy mungesa në skuadër
‘Harmonia në grup është maksimale, ky fakt na gëzon pa masë, kemi dy mungesa të rëndësishme, Bakajoko që do kohën e gjatë për rikuperim pas një ndërhyrje të suksesshme, i uroj shërim të shpejtë. Dhe Haime për një trajtim që ta kemi sa më shpejt që është e mundur ta kemi pranë skuadrës-tha Nevil Dede në intervistën e tij
Trajneri i Egnatias më pas vuri në dukje mbështetjen e marrë nga drejtuesit e klubit dhe se skuadra e tij është gati për këtë përballje me Tiranën të cilën ai e përkufizon si një vitrinë luksi për kampionatin tonë.
‘Mbështetja e klubit është maksimale, ky sezon i ri na gjen mirë, jemi gati për tu përballur me Tiranën. Ka shumë elementë që ndikojnë në përgatitjen e ndeshjes. Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar, këtë duhet ta dinë mirë të gjithë, besoj që është një përballje shumë e bukur, çdo kush do të kishte dëshirë të ishte pjesë, jo vetëm për ta luajtur por edhe për ta ndjekur në stadium, është një vitrinë luksi për Superioren-vijoi Nevil Dede-jam i lumtur me këtë grup djemsh, ata stërviten çdo ditë, nuk kursehen, nuk më sjellin kokëçarje, janë gati për përballjen, duhet të jemi në fokus’.
Top Channel