Në kërkim nga Greqia për abuzim seksual ndaj një 22-vjeçareje, merr fund arratia e shqiptarit, 52-vjeçari kapet në Mal të Zi Shefi i ri i sigurisë i Iranit ka kërcënuar vendet e Gjirit Persik pas deklaratave të Trump për masa drastike ndaj ekonomisë së Teheranit.
Mohsen Rezaei, i emëruar pak kohë më parë, ka deklaruar se fqinjët që i bashkohen luftës ekonomike të SHBA-së do të konsiderohen ‘armiq’.
Mohsen Rezaei, udhëheqësi i ri i linjës së ashpër i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit, i tha televizionit shtetëror se Irani do të shënjestrojë rrugët e transportit të naftës jashtë Gjirit Persik, që sort janë alternativa ndaj Ngushticës së Hormuzit, nëse fqinjët e Iranit do të bashkohen me atë që ai e quajti “luftë ekonomike” të zhvilluar nga SHBA.
Ata fqinjë do të “konsiderohen armiq” dhe “ne do të shënjestrojmë interesat e tyre”, tha ai.
Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një fushatë të re për të izoluar ekonominë e Iranit, duke kërcënuar me “pasoja të jashtëzakonshme ekonomike” për çdo vend që ndihmon ose bën biznes me Teheranin, ndërsa lufta po i afrohet gjashtë muajve pa ndonjë shenjë të rëndësishme zgjidhjeje.
Top Channel