Formula 1/ Lando Norris dominon kualifikueset në Çmimin e Madh të Holandës
Në tribunat e Zandvoort, koret janë të gjithë për të, Max Verstappen. Çdo kalim i holandezit para tyre shoqërohet me britma, flamuj e banderola. Dhe nuk mjafton vendi i 7 në kualifikuese dhe gripi që mbërtheu këtë fundjavë 4 herë kampionin e botës për të frenuar entuziazmin e tifozëve në Holandë për lajmin e rinovimit të kontratës së Verstappen me Red Bull deri në vitin 2030
‘Për mua janë si një familje e dytë-tregon Max Verstappen- dhe do të më pëlqente të garoja gjithë jetën me ta edhe pse në fillim të këtij sezon i bëra shumë pyetje vetes për të ardhmen time’.
Mes kërcënimeve për një tërheqje të mundshme për shkak të pakënaqësive rreth rregullores së re teknike që nuk pëlqehet aspak nga Verstappen dhe joshjeve të skuadrave të tjera si Mercedes, McLaren apo Aston Martin, deri përpara pak muajsh e ardhmja e Verstappen te skuderia austriake nuk ishte aspak e sigurt. Ajo që ndikoi shumë në zgjedhjen e pilotit me siguri ka qenë sforcoja ekonomike e Red Bull që ia doli të kënaqë një pretendim financiar të paprecedentë në Formula 1. Shifra e kërkuar nga klani Verstappen, e njëjta që piloti i kërkoi edhe Mercedes për një kalim të mundshëm te skuderia rivale, ishte rreth 100 milionë dollarë në sezon, një rritje me 30% në krahasim me kontratën e mëparshme me Red Bull, që e kishte bërë tashmë Verstappen si pilotin më të paguar në Formula 1.
Por kësaj shifre astronomike i shtohen edhe bonuset që e lejojnë Verstappen që në harkun e 4 viteve për përfitojë një shifër totale prej rreth 500 milionë dollarësh.
Janë këto shifra që jo vetëm nxjerrin në dritë, fuqinë mediatike dhe komerciale që ka Verstappen në këtë moment, piloti më i paguar në të gjithë botën e motorsportit, por edhe nevojën për të mbajtur holandezin në ambientet e Red Bull, me kompaninë austriake që shfaqi gatishmërinë të pranojë një marrëveshje që asnjë skuadër tjetër në Formula 1 nuk do të mundte apo do te donte të nënshkruante.
Por për holandezin, zgjedhja për të vijuar historinë sportive me skuadrën që e solli në Formula 1 përpara më shumë se 10 vitesh nuk është vetëm ekonomike; kalimi te Mercedes duke hequr dorë nga një pjesë e pagës marramendësë do të ishte e mundur, por lirinë e veprimit që Red Bull i garanton Verstappen, do të ishte e pamundur ta kishte diku tjetër.
Top Channel