Mesfushori shqiptar Etnik Brruti shënoi golin e parë të tij zyrtar në fanellën e Hajduk Splitit, në debutimin me kampionatin kroat.

Në minutën e 9-të të ndeshjes së raundit të 4-t të SuperSport HNL-së kundër liderit të tabelës, Osijekut, Brruti gjeti rrjetën me një gjuajtje nga rreth 10 metra pas një qendrimi nga e majta e Adam Hurramit, duke e çuar Hajdukun në avantazh 1-0 në stadiumin “Poljud”.

22-vjeçari nga Kaçaniku iu bashkua Hajdukut këtë verë si futbollist i lirë, pas mbylljes së kontratës me Malishevën e Kosovës, ku sezonin e kaluar shënoi 9 gola dhe dha 5 asistime në 35 ndeshje. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 dhe përfaqëson Shqipërinë në nivel U-21.

Top Channel