Jeta me Cristiano Ronaldon, Georgina merr vendimin surprizë pas martesës, por ai çeku i përjetshëm…
Vetëm pak orë përpara ndeshjes së parë të Kategorisë Superiore me Teutën, Partizani konfirmoi përforcimin e bërë në mbrojtje teksa zyrtarizoi nënshkrimin e kontratës me ish qendërmbrojtësin e Besës, Ersi Kapo.
Futbollisti që përjetoi 4 sezone me skuadrën kavajase pranoi të firmosë me Të Kuqtë e kryeqytetit një kontratë 3 vjeçare deri në 2029 me opsion rinovimin e saj edhe për një vit tjetër.
‘FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Ersi Kapon. Qëndermbrojtësi 22 vjeçar ka firmosur me të kuqtë një kontratë 3 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Pas katër sezonesh pozitive me Besën, Kapo i bashkohet Partizanit për të provuar tashmë një eksperiencë të re në “Abissnet Superiore”.-lexohet në njoftimin zyrtar të Partizanit.

Top Channel