Tottenham katastrofik, Brentford i jep leksion futbolli skuadrës londineze
Vedat Muriqi nuk e harron zakonin e tij të shënimit të golave. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, shënoi golin e tij të parë me fanellën e Fenerbahçes, skuadër ku ai po përjeton një aventurë të dytë.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit turk ndaj Konyaspor, një sfidë të cilën Fenerbahçe e fitoi me rezultatin 4-2. Vetëm 7 minuta lojë i mjaftuan ‘Piratit’ dardan për të gjetur rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin Fenerbahçes në këtë takim dhe duke i hapur rrugën fitores së skuadrës së tij.
Kujtojmë se Vedat Muriqi u transferua te Fenerbahçe në merkaton e kësaj verë duke u larguar nga Mallorca, klub ku ai shkroi historinë teksa u bë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Mallorcas duke kaluar një legjendë si Samuel Eto’o.
VIDEO e golit të Vedat Muriqit
Top Channel