Everton e nis me këmbë të mbarë Premier League, mposht Everton, Ipsëich befason Sunderlandin e Granit Xhakës.
Tirana është gati për startin e sezonit në Kategorinë Superiore. Bardheblutë që u panë në vështirësi të madhe sezonin e kaluar duke rrezikuar rënien nga kategoria, i pret një ndeshje shumë e vështirë, ajo me kampionët në fuqi të vendit, Egnatian.
Trajneri i bardhebluve Dean Klafuric foli në një konferencë për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje duke bërë të ditur objektivat e këtij sezoni të skuadrës kryeqytetase
‘Jemi të lumtur që më në fund kampionati filloi, pasi kemi punuar shumë gjatë përgatitjeve. Po, kemi objektivat tonë. Ne duam të luftojmë për Evropën, kjo është ajo që duam të bëjmë-deklaroi Klafuric-Por ne duhet të jemi realistë, për shkak të asaj që ndodhi në vitin paraardhës dhe atë që po ndodh tani. Por, siç e thashë, objektivi i parë është të sigurojmë Evropën dhe më pas, nëse shfaqet mundësia për të fituar diçka tjetër, do të jemi gati për ta bërë’
Klafuric pranoi se është i kënaqur me skuadrën për t’u fokusuar më pas te përballja me Egnatian
‘Po, jam shumë i lumtur me lojtarët që erdhën, si dhe me të rinjtë që kam gjetur në klub. Mendoj se kemi atmosferë të mirë, shumë të mirë, me eksperiencë dhe përzierje mes eksperiencës dhe të rinjve-vijoi trajneri i bardhebluve-E respektojmë Egnatian, sidomos me çfarë kanë treguar së fundmi. Luajtën shumë mirë në Evropë dhe i kemi ndjekur, janë në formë dhe ne nuk jemi ende në formë kompeticioni. Por gjithashtu ndeshjet në Evropë kanë lodhur lojtarët fizikisht dhe emocionalisht. Siç e përmendëm, ka avantazhe, por edhe disavantazhe, si gjithmonë. Te kalendari nuk mund të influencohemi, ndaj duhet ta pranojmë, siç bëmë. Më kujtohet Krujf që tha: “Më jep klubin më të mirë në fillim, se më vonë do të jetë…. Ai ka qenë një person historik në futboll dhe më kujtohet’.
Top Channel