Zyrtare/ Ishte në shënjestrën e Barcelonës, Joao Pedro rinovon me Chelsea deri në vitin 2034
Tashmë dihet se Marseille është një prej qyteteve më revolucionare të Francës. Është aq shumë sa marsejezët janë në gjendje që të dalin kundër kombëtares së vendit të tyre. Në orët e fundit ndodhi një episod që shumë pak vetë mund të imagjinonte; tifozët e Olympique Marseille festuan….Botërorin e fituar nga Spanja.
Episodi u regjistrua në prag të ndeshjes me Strasbourg e zhvilluar në Velodrome me tifozët që nuk ngurruan që të shfaqnin indinjatën e tyre kundër pronarëve të klubit për shkak të gjendjes së vështirë financiare që po kalon skuadra. Situata është kaq e rëndë sa të gjithë futbollistët janë nxjerrë në merkato.
Por në momentin që futbollistët e të dyja skuadrave zbritën në fushë, në një nga tribunat e stadiumit u shpalos një mozaik me ngjyrat e flamurit të Spanjës ku lexohej fraza ‘Rroftë Spanja’. Një iniciativë kjo që u promovua nga grupimi ultras u njohur su ‘South ëinners’ të cilët në momentin që u mbyll shorti i fushës, u tërhoqën.
Nuk është hera e parë që tifozët ultras të Olympique Marseille shfaqin tifozerinë e tyre për ngjyrat e Soanjës. Në nëntor të 2024, në solidaritet me dëmet e mëdha të shkaktuara nga DANA ata shfaqën sërish një banderolë të ngjashme dhe në atë kohë në të lexohet ‘Mbështetje dhe solidaritet me Spanjën’.
Top Channel