La Liga nis me drithërima, Real Madrid shpëton në fund, Mourinho debuton me “këmbën e mbarë”
Massimiliano Allegri nuk gaboi në ndeshjen e parë zyrtare në pankinën e Napolit.
Në Marassi, skuadra e kaltër iu imponiua Genoas duke e mundur me rezultatin 2-0 në një sfidë ku mbrojtësit të kombëtares Mario Mitaj, trajneri De Rossi nuk i dha asnjë minutë aktivizim me futbollistin kuqezi që e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.
Genoa e nisi mirë ndeshjen duke e vendosur Napolin në vështirësi teksa zhvilloi një lojë me ritëm shumë të lartë dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.
Por në pjesën e dytë gjërat për napoletanët ndryshuan falë edhe ndryshimeve dhe në fazat finale të ndeshjes, skuadra e Massimiliano Allegrit arriti të shembë murin e Genoas. Kevin De Bruyne ishte ai që zhbllokoi rezultatin duke i dhënë avantazhin 1-0 Napolit dhe më pas Vergara vulosi përfundimisht fitoren 2-0 me napoletanët që në këtë mënyrë morën 3 pikët e para në këtë kampionat duke iu bashkangjitur Interit.
Top Channel